AKTUALE

MBRËMJE KURANORE NË MUFTININË E BFI – KËRÇOVË!

Sot, më 23 Ramazan / 23 Mars (e diel), Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, në bashkëpunim me Muftininë e BFI – Kërçovës, duke i’u përmbajtur plan-programit të sajë, realizoi me sukses aktivitetin e rradhës “Mbrëmje Kuranore”, e cila u ekzekutua në Xhaminë e fshatit Llapkindoll – Kërçovë.

Në prezencë të Muftiut të Muftinisë së BFI – Kërçovë, të drejtorëve të rijasetit të BFI, të Ulemave Islam të qytetit të Kërçovës me rrethinë, dhe të shum xhematlinjëve dhe dashamirëve të Fjalës së Allahut të Lartmadhëruar, këtë mbrëmje e begatuan me zërat e tyre Davudian, lexuesit e njohur botërisht:

1. Hfz. Daut ef. Lezi
2. Hfz. Fatih ef. Derdiyok
3. Hfz. Idriz ef. Osmani

Krejt në fillim, muftiu i Muftininsë së BFI – Kërçovë, Mr. Qamil ef. Rushiti i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit duke falenderuar aktorët e kësaj mbrëmjeje madhështore për përjetimet e larta shpirtërore të cilat na i dhuruan, duke bërë që të na freskohen shpirtërat, të na rrënqethen zemrat dhe të na shtohet Imani. Mes tjerash Muftiu, shprehi falenderimet e përzemërta në adresë të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe drejtorit të sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki për këtë organizim.

Të pranishmit, në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i përshëndeti drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki.

Bashkësia Fetare Islame e RMV – së në mesin e besimtarëve.

Related posts

Pritje madhështore për Bedri Hamzën në Skenderaj: Do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për zhvillimin e Kosovës

Gjyla Halili

Miratohet projektligji për skemat pensionale

admin

Drin Ahmeti do të tërhiqet nga drejtimi i kompanisë që bleu “Soravinë”

Gjyla Halili