AKTUALE

Peci: Treni për Këshillin e Evropës, do të na ikë edhe sivjet

Ish-Ambasadori Lulzim Peci tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara pa u qetësuar situate në Beograd. Megjithatë sipas tij për Kosovën është e rëndësishme të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Unë sa po e shoh treni do të na ikë prapë sivjet, sepse na kemi qëndrime jo fort të qarta nga ana e partive opozitare, Aleanca është e qartë për dërgimin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, Abdixhiku është shprehur se do ta negociojë, por me kë…Qëndrimi i PDK-së është i paqartë”, tha ai.

Peci tha se qeveria stabile të cilën po e kërkon Bashkimi Evropian është ajo qeveri e cila i ka së paku 61 deputetë.

“Edhe një qeveri e cila është e dedikuar që t’I zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel kjo është ajo se çfarë po kërkohet nga Brukseli”, tha Peci.

Banner

Related posts

Çair, 16 vjeçari humbi jetën pas përplasjes me një trotinet elektrik

Gjyla Halili

Abdul-Selam Selami në Zvicër merr pjesë në takimin vjetor të EURAMET TC-Q-Komiteti Teknik për Kualitet

admin

BDI Gostivar: Përfaqësim jo i drejtë i shqiptarëve në Gjykatën Themelore në Gostivar

Gjyla Halili