AKTUALE

Arrestohet pronari i një klubi nate në Kumanovë policia gjen mjete piroteknike në lokal

Në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabare, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë kapur në flagrancë T.V. (58) nga Kumanova, pronar i një kabareje në këtë qytet, teksa nxirrte nga automjeti i tij të parkuar përpara lokalit aparate kundër zjarrit dhe i fuste brenda në klub.

Menjëherë më pas, policia ka kryer një kontroll në objekt, ku janë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.

I dyshuari është arrestuar dhe në prani të avokatit është marrë në pyetje në stacionin policor. Inspektori për mbrojtje dhe shpëtim ka lëshuar urdhër për gjobë administrative dhe ka vendosur ndalim të aktivitetit të lokalit deri në eliminimin e shkeljeve të konstatuara.

Për rastin është informuar edhe prokurori publik.

Banner

Related posts

Zülfikar Zeynula zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike Turke (TDP) 25 maj 2025 – Maqedonia e Veriut

Gjyla Halili

Mexhiti godet fort Grubin: Paratë e kumarit nuk do të shpëtojnë

Gjyla Halili

Kisha në Malin e Kakariqit në përfundim e sipër, Peti Camaj: Kontributi i atdhetarëve po jetësohet

Gjyla Halili