SPORT

FIFA nuk fal as 18 sekonda vonesë

Julian Araujo ishte gati për ta bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Barcelona, por ëndrra e tij për ta veshur fanellën e gjigantit katalunas nuk është realizuar, së paku për momentin.

Barcelona kishte arritur marrëveshje me skuadrën amerikane Los Angeles Galaxy për huazimin e mbrojtësit të djathtë, por dokumentet u dorëzuan me 18 sekonda vonesë.

Kjo vonesë erdhi për shkak të një gabimi kompjuterik, pas së cilit Barcelona është ankuar në FIFA.

Megjithatë, shtëpia më e madhe e futbollit botëror nuk i ka dhënë të drejtë katalunasve dhe transferimi i Araujos ka dështuar përfundimisht.

Mediumi katalunas Mundo Deportivo ka raportuar se FIFA e konsideron çështjen të mbyllur dhe Araujo do të mbetet te LA Galaxy.

Barceloa tentoi afrimin e mbrojtësit të djathtë meksikan pasi lejuan transferimin e Hector Bellerin te Sporting Lisbona në Portugali.

Gjithsesi tani katalunasit duhet të presin afatin kalimtar të verës për të tentuar afrimin e një anësori.

Related posts

Milan luan sezonin brenda 5 ditësh

admin

Shqipëria mposht 2 me 0 Poloninë në “Air Albania”, renditet në vendin e parë në Grupin E

admin

KB Trepça po e shijon trofeun e Kupës, reagon në rrjetet sociale

admin

Leave a Comment