AKTUALE

Kim Mehmeti: Fëmijët në Koçan dhe të sëmurët në Tetovë i dogji papërgjegjësia jonë!

Nga Kim Mehmeti

Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash.
Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi.

Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta të burrështetasve dhe politikanëve tanë.

Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modular në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e Shkupit dhe t’i tërheqim zvarrë ata që na shohin si numra të pavlerë.

Dhe tani për tani le të jemi pjesë e dhembjes së atyre që kanë humbur të dashurit e vet si dhe le ta pyesim vetveten: sa jemi të gjithë ne fajtorë që kjo Maqedoni e vogël u bë ‘furrë’ e madhe ku digjen njerëz të gjallë! (Kim Mehmeti)

Related posts

Bajram Rexhepi: Sportistët e Tetovës viktimë e shantazheve politike – Fusha e futbollit është uzurpuar, fëmijët detyrohen të luajnë në Gostivar

Gjyla Halili

Ratkoceri: BDI i fiton këto zgjedhje në mënyrë komode, edhe pa Frontin Europian ishte fituese në çdo sondazh…

Gjyla Halili

Deklaratë nga Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në lidhje me Padrejtësinë në Dhomën e Specializuar në Hagë

Gjyla Halili