AKTUALE

Selami: Rruga drejt Kitkës mundësi e re për zhvillimin e Karshiakës

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë për Financimin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Abdul Selam Selami, ka ndarë një status në Facebook duke i falenderuar autoritet qeveritare për vazhdim e rrugës fshati Ujë i Kuq – Kitkë. Ai ka rikujtuar ndërtimin e rrugës që lidh Koliçanin e Epërm dhe fshatin Uji i Kuq, një projekt i realizuar në vitin 2020 gjatë mandatit të tij në gjatësi prej 3 km.

Selami shprehet i lumtur që punimet për këtë rrugë po vazhdojnë, duke e cilësuar si një projekt kyç për kthimin e jetës në fshatrat Uji i Kuq, Paligrad dhe Alldincë. Ai thekson rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj zone natyrore për projekte zhvillimi dhe përmirësimi të infrastrukturës rurale.
“Uroj që veprat e mira të vazhdojnë për Karshiakën! Falënderim për autoritetet që kanë vazhduar ndërtimin e kësaj rruge,” shkruan ai në statusin e tij.

Selami gjithashtu nënvizon se për të përfunduar plotësisht këtë rrugë, nevojiten edhe 3-4 kilometra për ta lidhur me fshatin Jabollçishtë, një segment që do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen dhe do të ndihmonte shqiptarët e Velesit. Ai shpreson që edhe ky projekt të realizohet sa më shpejt.

Ky investim në infrastrukturë është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Karshiakës.

Related posts

Ilir Hasani: Jo se nuk e kisha prit, mjafton që e nxorrën fytyrën e vërtetë

Gjyla Halili

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

Deputetët e AKI-së kërkojnë nga Kushtetuesja anulimin e vendimit të Qeverisë për këshillat komunal

Gjyla Halili