AKTUALE

Temperatura rekorde të larta, parashikohen +29°C – më të lartat në mars në histori

Banner

Një temperaturë afër 30°C është parashikuar për Shkupin. Temperaturat verore në mes të marsit janë regjistruar edhe vitet e kaluara, por deri tani nuk është matur një temperaturë deri në 30°C në këtë muaj.

Vitin e kaluar, në mars, u regjistruan 28°C. Analizat tregojnë se kjo dekadë ka sjellë temperatura të larta në nivel global, dhe sipas parashikimeve, maji i këtij viti do të jetë shumë më i ngrohtë se ai i kaluar. Gjithashtu, pritet një verë shumë e nxehtë, thonë nga Instituti Hidrometeorologjik. Meteorologët paralajmërojnë se moti i ngrohtë do të zgjasë deri të dielën, pas së cilës priten ndryshime të mëdha.

Sinoptikanët këshillojnë qytetarët të mos i largojnë xhupat dhe rrobat e trasha, pasi po na pret një javë e ftohtë. Stabilizimi i motit pritet të ndodhë të mërkurën, ndërsa nga e enjtja parashikohen temperatura nën zero.

Nga e hëna do të kemi mot të paqëndrueshëm, me shi në zonat e ulëta dhe dëborë në male. Stabilizimi pritet të mërkurën, ndërsa temperaturat e ulëta do të variojnë nga -8°C deri në -1°C,”.

Ndryshimet e mëdha të temperaturës do të ndikojnë kryesisht tek personat me sëmundje kronike, por edhe tek ata të shëndetshëm. Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe të marrin rregullisht terapinë e tyre.

Banner

Related posts

Myftinia e BFI Tetovë, u nderua me mirënjohje nga organizatorët e turneut tradicional të futbollit “Dëshmorët e Kombit”

Gjyla Halili

Escobar: Kurti duhet të bindet pak më shumë për planin trepikësh të BE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

Qyra e pranon se i emëruari nuk ka certifikatë dhe arsimin e duhur, por thotë se padia ndaj tij është e pabazë

Gjyla Halili