AKTUALE

Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt sot me Kryetarët e Këshillave Vendor, Anëtarët e Kryesisë dhe Udhëheqësit e Departamenteve.

Banner

Takimi i rradhës i Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt sot me Kryetarët e Këshillave Vendor, Anëtarët e Kryesisë dhe Udhëheqësit e Departamenteve.

Shefi i Shtabit Politik për qytetin e Gostivarit z.Talat Xhaferi zhvilloi takimin e rradhës me një pjesë të strukturës së Degës. Ky takim kishte një karakter informativ dhe koordinues, ku u diskutua për rolin dhe përgjegjësitë e këshillave vendore dhe departamenteve në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve politike të degës dhe shtabit politik.
Të pranishimit ndanë mendime dhe sygjerime për forcimin e strukturave dhe angazhimin më të madh të aktivistëve në nivel lokal.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të koordinuar mes Shtabit Politik dhe strukturave, për të siguruar një organizim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës të të gjithë qytetarëve dhe simpatizuesve të BDI-së. Aktivitetet politike do të vazhdojnë të zhvillohen edhe ditët në vijim, përfshirë organizimin e takimeve dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në forcimin e BDI-së në nivel të qytetit të Gostivarit dhe përmirësimin e situatës politike.

Shtabi Politik i BDI-Dega në Gostivar, në bashkëpunim me kryetarët e këshillave vendore dhe anëtarët e tjerë, mbetet e angazhuar për të dëgjuar dhe për të përfshirë çdo kontribut nga qytetarët e Gostivarit, duke e bërë kështu politikën më afër interesave të komunitetit.

Banner

Related posts

Vilson Sinishtaj mesazh studentëve shqiptarë në SHBA: Mos qëndroni vetëm pjesëmarrës, udhëhiqni, ndërtoni, frymëzoni dhe mbi të gjitha, bashkohuni.

Gjyla Halili

VLEN: S’do lejojmë që vlerat e UÇK-së të përdoren për interesa të BDI-së! – Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare komisioni!

Gjyla Halili

Tahiri: Kosova s’mund të shtyjë përpara asnjë agjendë diplomatike, mbledhja me RMV-në tregon izolimin në të cilin jemi

Gjyla Halili