AKTUALE

Mexhiti: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen

Sot, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, vendosëm gurthemelin për rikonstruimin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, në segmentin Uji i Kuq-Kitka. Ky projekt, me gjatësi 6.5 kilometra dhe vlerë prej 63.5 milionë denarësh, financohet nga fondet e dedikuara të Qeverisë për komunat.

Ky investim nuk është thjesht një rindërtim rruge, por një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve. Banorët e Studeniçanit do të kenë një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt, ndërsa qasja drejt Malit Kitka do të bëhet më e lehtë dhe më e aksesueshme.

Ne vazhdojmë të dëshmojmë me vepra se qytetarët janë prioriteti ynë. Çdo vendbanim do ta ndjejë mbështetjen e Qeverisë, sepse secili meriton kushte më të mira dhe një jetë më cilësore.

Nga fjalët te veprat: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen

Banner

Related posts

Aksion i madh policor në rajonin e Tetovës, arrestohen dilerë të drogës

Gjyla Halili

Antonovski: Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale

Gjyla Halili

Miratohet ndërtimi i pikës së re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ja kur pritet të hapet

Gjyla Halili