AKTUALE

Asmir Jahoski përfundon në burgun e Shutkës

Banner

Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor, transmeton TV21.

Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës).

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar ndaj ankesës së Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të parashtruar kundër aktvendimit të gjyqtarit në procedurë të mëparshme kundër A.J. , që lidhet me hetimin për prokurimin e naftës në TEC Negotinë, pas mbajtjes së seancës publike si dhe vlerësimit të pretendimeve ndaj ankesës dhe përgjigjes në ankesë, solli vendim që:
Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar me vendim të gjyqtarit në procedurë paraprake, ndryshohet dhe ricaktohet masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazës nga neni. 165. paragrafi 1 pika. 1 dhe 2, përkatësisht, Rreziku i arratisjes dhe rrethanave që tregojnë se ai mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët.
Vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe nga stacioni policor kompetent është marrë njoftim se personi është siguruar dhe dërguar në Burgun e Shkupit”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup./TV21

Banner

Related posts

VLEN: Universiteti i Tetovës ta largoj Grubin, sa më larg studentëve

Gjyla Halili

Strazha komplet e bllokuar nga bora

Gjyla Halili

Letër e hapur për ata që na ofendojnë nga vendlindja – nga një mërgimtar që nuk u pyet kurrë

Gjyla Halili