AKTUALE

Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

Banner

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani.
Ajo tha se nuk mund të tregojë arsyet për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por theksoi se ministri mund të përgjigjet, pasi Ambasada për çdo vendim informon aplikantin për vizë.
“Pra, kemi ligje të rrepta të privatësisë në Shtete e Bashkuara, pra nuk mund të diskutojë asnjë problem me vizat, të asnjë individ, do t’ju drejtoja te ministri, ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, por thjesht do ju them se me çdo aplikant të vizës së SHBA-ve, që procesi i shpjegohet individit dhe nëse ka diçka shtesë, edhe ajo shpjegohet”, ka deklaruar Ageler.

Banner

Related posts

Bdi: Mickoski nuk mund ta fshehë paaftësinë për të udhëhequr një shtet multietnik me urrejtje dhe polarizim etnik

Gjyla Halili

Në Cyrih të Zvicrës promovohen tre libra të autorit Emin Azemi

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

admin