AKTUALE

Mexhiti:Menaxhimi i ekologjik i mbeturinave në Tetovë nga kompania austriake “Saubermaher” model për të gjitha komunat

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ishte pjesë e Forumit Mjedisor Austriako-Maqedonas që u zhvillua në Tetovë.

Në forum, ku morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ambasadorët austriak dhe slloven Martin Pamer dhe Gregor Presker, Mexhiti tha se ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, ide dhe strategji që mund të udhëheqin veprimet tona të përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor.

“Austria ka një histori të gjatë të mbrojtjes së natyrës dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në fushën e riciklimit, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ruajtjes së biodiversitetit. Gjithashtu, Maqedonia, me burimet e saj të pasura natyrore, ka një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar më tej politika dhe praktika mjedisore që do të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj dhe mjedisin global. Prandaj, ky bashkëpunim, në fushën e menaxhimit të mbeturinave komunale, në një nga komunat më të mëdha në rajonin e Pollogut është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse mund të shohim se si zbatohen praktikat e mira të mënyrës austriake të menaxhimit të mbeturinave komunale në vendin tone. Besoj se ky do të jetë shembull i mirë edhe për komunat tjera”, tha para të pranishmëve zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme në këtë forum, tha Mexhiti është bashkëpunimi ndërkombëtar, sepse ne si dy vende mike, Austria dhe Maqedonia, kemi mundësi të mëdha për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të shkëmbyer njohuri dhe praktika të suksesshme në fushën e menaxhimit të mjedisit.

Forumi Mjedisor Austriako-Maqedonas organizohet me rastin e përvjetorit të parë të partneritetit publiko-privat ndërmjet kompanisë austriake Saubermacher dhe Komunës së Tetovës, aktiviteti kryesor i së cilës është prezantimi i menaxhimit ekologjik të mbeturinave, dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave për sfidat, sukseset dhe mundësitë në rajon në menaxhimin e mbeturinave.

Related posts

Fronti Europian: S’ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale, çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti!

Gjyla Halili

Alsat ka siguruar detaje ekskluzive nga Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili duhet ta zëvendësojë balancuesin e shfuqizuar

Gjyla Halili

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO

Gjyla Halili