AKTUALE

SHBA/ Departamenti i Arsimit pushon gjysmën e punonjësve

Banner

Departamenti i Arsimit planifikon të pushojë nga puna mbi 1300 punonjës, duke përgjysmuar numrin e personelit në kuadër të planeve të Presidentit Trump për ta eliminuar agjencinë.

Pas pushimeve të sotme, numri i personelit që do të mbetet, pritet të jetë sa gjysma e 4100 punonjësve të saj. Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, e konfirmuar para disa ditësh nga Senati, pas fillimit të detyrës tha se synimi i saj ishte të pakësonte burokracinë dhe fondet të shkonin tek shtetet e veçanta.

“Ka programe që janë shumë të mira, por ato duhet të administrohen nga shtetet”, tha ajo të martën në një intervistë për rrjetin Fox News.

Më 3 mars, ditën që u konfirmua nga Senati, Sekretarja McMahon përmes një mesazhi për Departamentin i paralajmëroi punonjësit të përgatiteshin për shkurtime të thella.

Dje, punonjësit u njoftuan se zyrat qendrore në Uashington, si dhe ato rajonale në disa shtete të tjera, do të mbylleshin të mërkurën dhe do të rihapeshin të enjten. Arsyeja e vetme që u përmend në njoftim ishte “për çëshje sigurie”.

Gjatë fushatës elektorale Presidenti Trump kishte premtuar ta mbyllte Departamentin e Arsimit./VOA

Banner

Related posts

Mickoski: Pres që të fitojmë afër 61 deputetë

Gjyla Halili

Bekteshi: Qeveria e re e mori në qafë Blerim Ramadanin, tani ai ka fletarrestim edhe nga Maqedonia

Gjyla Halili

Faton Ahmeti me Ali Ahmetin rrugës për në Prishtinë: “Sot, jemi të gjithë UÇK!”

Gjyla Halili