AKTUALE

MBRËMJE KUR’ANORE NË MUFTININË E BFI – GOSTIVAR

Banner

Më 11 Mars / 11 Ramazan (e martë), Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, në bashkëpunim me Muftininë e BFI – Gostivar, duke ju përmbajtur plan-programit të saj, vazhdoi me sukses aktivitetin e saj, “Mbrëmje Kur’anore”, i cila u realizua në Xhaminë e Vjetër të fshatit Çegran-Gostivar.

Mbrëmjet Kur’anore janë kënaqësi në vete, mirëpo kur këto realizohen në qytete historike siç është qyteti i bujarisë dhe i mikëpritjes dhe në xhami të mbushura me përshpirtshmëri dhe me një atmosferë impozante siç është Xhamia e Vjetër e Çegranit, përjetohet ndjesia e të rikthyerit prapa në kohë të arta, ku në këtë xhami kanë kryer shërbimin fetar alimët e kohës.

Nën organizim të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, të udhëhequr nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli, dhe në prezencë të përfaqësuesit të Rijasetit të BFI e RMV – së, drejtorit të sektorit fetaro – arsimor, Mr. Fejzulla Sadiki, drejtorit për shkencë dhe kulturë, Mr. Musanif Rufati, të përgjegjësit të administratës së Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Sulejman ef. Idrizi, Ulemave Islam dhe të shumë xhematlinjëve dhe dashamirëve të Fjalës së Allahut të Lartmadhëruar, këtë mbrëmje e begatuan me zërat e tyre lexuesit më të spikatur të këtij nënqielli dhe jo vetëm:

1. Hfz. Fatih Derdiyok
2. Hfz. Xhemail Nuhiju
3. Hfz. Idriz Osmani
4. Mr. Elyesa Asani

Programin e moderoi referenti i kësaj Muftinie, H. Mallzim ef. Zendeli, kurse të pranishmive i’u dëshiroi mirëseardhje imami i Xhamisë, Mr. Xhevdet ef. Neziri.

Të pranishmit, në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i përshëndeti Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, i cili e pati edhe fjalën e tij të rastit në cilësinë e nikoqirit.

Në vazhdim, namazit të teravisë i prinë hafizlerët e nderuar, të cilët bënë që namazi i teravisë të shijojë krejtësisht ndryshe.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Shpallet fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Gjyla Halili

Martesat burrë me burrë ndanë fort Albinin me Bilall Kasamin…

Gjyla Halili

Rritje dhe rënie në bujqësi gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili