AKTUALE

Roli i parlamenteve është thelbësor për vlerësimin e raporteve të revizorit

Banner

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me kryerevizorin shtetëror, Maksim Acevski, zëvendësrevizorin shtetëror, Orhan Ademi, kryetarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Nikolla N. Kovaçeviq dhe anëtarin e Senatit të Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Milloshoski e ndau me mysafirët suksesin e bashkëpunimit të Kuvendit me Entin Shtetëror të Revizionit. Ai theksoi se nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit ka mundësuar që raportet përfundimtare të revizorit të jenë lëndë e shqyrtimit në Dhomën Ligjvënëse.

Kjo, ka thënë, nga njëra anë, rrit presionin ndaj institucioneve për të korrigjuar punën e tyre dhe, nga ana tjetër, forcon pavarësinë e Entit Shtetëror të Revizionit.

Nga ana tjetër, Kovaçeviq si kryetar i Senatit ka folur për strukturën dhe punën e Institucionit të Lartë të Revizionit të Malit të Zi, por edhe për bashkëpunimin me Parlamentin e Malit të Zi.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për domosdoshmërinë e institucioneve të pavarura dhe të fuqishme të revizionit. Gama e aktiviteteve që mund të jenë lëndë e raporteve të revizorit është e gjerë, por që vlera e tyre të absorbohet nga opinioni, roli i parlamenteve është thelbësor.

Banner

Related posts

BDI : Qeveria e udhëhequr nga Mickoski ka dështuar plotësisht në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

REISUL ULEMA  NË SOLEMNITETIN E IFTARIT TË EMIRIT TË KATARIT TEMIM BIN HAMED AL-THANI

Gjyla Halili