Sot, 09 Mars (e diell) në kuadër të planprogramit të Ramazanit, i cili realizohet nën patronazhin e Reisul Ulema H. Hafiz. Shaqir ef. Fetai, filluan vizitat e delegacionit të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së në Muftininë e BFI – Shtip dhe në Muftininë e BFI – Veles!
Përfaqësuesit e Rijasetit të BFI e RMV-së të udhëhequr nga drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, dhe në përbërje të z. Driton DIkena, Prof. Dr. Hasan Xhillo, Dr. Mumin Omerov, Mr. Sulejman Idrizi dhe Mr. Xhavit Ramadan qëndruan për vizitë në Muftininë e BFI – Shtip. Delegacioni u prit nga Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij.
➡️ Mr. Fejzulla Sadiki i shoqëruar nga Muftiu Mr. Nasir ef. Rexhepi dhe drejtori Dikena, vizituan xhematin e Xhamisë “Kadın Ana Cami”, ku përcollën mesazhin e ramazanit dhe përshëndetën të pranishmit në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
➡️ Prof. Dr. Hasan Xhillo dhe Sulejman Idrizi vizituan xhematin e Xhamisë së Koçanit.
➡️ Dr. Mumin Omerov qëndroi për vizitë në Xhaminë “Bülbül Cami” të Radovishit
➡️ Mr. Xhavit Ramadan vizitoi xhematin e xhamisë “Yeni Cami” të Radovishit
Ndërsa përfaqësuesit e Rijasetit të udhëhequr nga drejtori i sektorit për kulturë dhe shkencë, Mr. Musanif Rufati, H. Nesip Demiri, Mr. Seadin Bilalli Prof. Blendi Imeri, Prof. Avni Neziri dhe Prof. Hamza Hasani qëndruan për vizitë në Muftininë e BFI – Veles. Delegacioni u prit nga Muftiu i Velesit, H. Nejazi ef. Murati dhe bashkëpuntorët e tij.
➡️ Mr. Musanif Rufati i shoqëruar nga Muftiu H. Nejaz ef. Murati, vizituan xhaminë e epërme të fsh. Buzallakovë, ku përcollën mesazhin e ramazanit dhe përshëndetën të pranishmit në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
➡️ H. Nesip Demiri qëndroi për vizitë në xhaminë e fsh. Slivnik.
➡️ Mr. Seadin ef. Bilalli qënroi në fsh. Crkvinë.
➡️ Prof. Blendi Imeri qëndroi në xhaminë e poshtme të fsh. Buzallakovë.
➡️ Prof. Avni Neziri qëndroi në xhaminë e fsh. Jabollçishtë e poshtme.
➡️ Prof. Hamza Hasani qëndroi në xhaminë e fsh. Jabollçishtë e epërme.
Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, në mesin e besimtarëve!