AKTUALE

Abdul-Selam Selami, kandidati i mundshëm i BDI-së për Çairin?

Në mesin e emrave që përfliten për të garuar në komunën e Çairit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdul-Selam Selami po shihet si kandidati më i përshtatshëm.

Shkruan POPULLI.mk

Ai ka një përkrahje të madhe jo vetëm në Çair, por edhe më gjerë, falë përvojës së tij në pozitat udhëheqëse që ka mbajtur më herët.

Përveç Selamit, si emra të mundshëm për këtë garë përmenden edhe Bujar Osmani dhe Bekim Neziri. Megjithatë, si ish-funksionarë të lartë në qeveri, ata nuk duket se kanë mbështetje të mjaftueshme për të siguruar një fitore në këtë komunë. Ndërsa Selami shihet si një figurë më e afërt me qytetarët dhe me një reputacion të ndërtuar në bazë të punës së tij, Osmani dhe Neziri nuk gëzojnë të njëjtin nivel besimi në këtë komunë.

Së fundmi, Abdul-Selam Selami ka ngritur zërin për nevojën e ndryshimit në Çair, duke e bërë të qartë përmes një statusi në rrjetet sociale se transformimi në këtë komunë është i domosdoshëm.

Por, mbetet për t’u parë në muajt në vijim nëse Ali Ahmeti dhe strukturat e BDI-së do ta pranojnë këtë opsion dhe do t’i japin mbështetjen Selamit për të kandiduar.

Banner

Related posts

Filipçe: Qeveria nuk është stabile

Gjyla Halili

SHGM ndau çmimet vjetore gazetareske

admin

NYC feston 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Ceremonia e ngritjes së flamurit me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Eric Adams

Gjyla Halili