AKTUALE

“Shqiptarët kanë vendosur, BDI shkon në histori” – VLEN: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik?

VLEN tha se, BDI po përpiqet të mbjellë frikë dhe tensione për të shpëtuar, siç thotë, lëkurat e tyre dhe shtoi se, këtë po e bëjnë pasi e ndjejnë fundin e tyre. VLEN tha se BDI duhet të përgjigjet se, çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik?

Tutje VLEN tha se, shqiptarët kanë vendosur, BDI shkon në histori pasi nuk do të lejojnë një grusht të dëshpëruarish të mbajnë peng të ardhmen e tyre.
BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme!
Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës nuk i shërben shqiptarëve, por vetëm atyre që po luftojnë për t’u kthyer me çdo kusht në pushtet
Asnjë mashtrim nuk e fsheh dot realitetin! Shqiptarët kanë vendosur: BDI shkon në histori! Nuk do të lejojnë një grusht të dëshpëruarish të mbajnë peng të ardhmen e tyre”, thotë VLEN!

Banner

Related posts

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Gjyla Halili

Sela në takim me Ali Ahmetin

Gjyla Halili

NJË MUAJ NGA MARRVESHJA E OHRIT

admin