AKTUALE

Ndërron jetë një shtetas i Kosovës gjatë punimeve në korridorin 8 në Maqedoni

Banner

SPB Tetovë njofton se dje gjatë punimeve në korridorin 8 ka ndërruar jetë një 31-vjeçar shtetas i Kosovës.
Më datë 03.03.2025 në ora 17:15 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit, është raportuar se tek ata është sjellë një pa shenja jete personi L.S.(31) nga Republika e Kosovës.

Sipas raportit, L.S. është sëmurë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani që kryen ndërtimin e Korridorit 8, pas së cilës është transferuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku është konstatuar vdekja. Është bërë inspektimi dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga SPB Tetovë.

Banner

Related posts

Taravari nga tubimi qendror në Strugë: Rritja e pagës ,inimale deri në 800 euro për të luftuar emigrimin

Gjyla Halili

Faton Ahmeti në Sellcë të Tetovës, sy më sy me të vërtetën, Tetova mezi pret ndryshimin!

Gjyla Halili

“PD është një dhe vetëm një”, Berisha: Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë betejën

admin