AKTUALE

Valbon Limani manipulon sondazhin me vota nga Kosova!

Gostivar, 3 Mars 2025 – Një sondazh i publikuar nga portali Telegraf Maqedoni me pyetjen “Kush do të fitojë në komunën e Gostivarit?” është shfrytëzuar për manipulime nga rrethi i afërt i kandidatit Valbon Limani. Në përpjekje për të mbuluar mungesën e mbështetjes në terren, mbështetësit e tij kanë shpërndarë sondazhin në grupet e partisë Vetëvendosje dhe në grupet e afërta me Albin Kurtin në Kosovë, duke synuar të ndikojnë në rezultat.

Burime të besueshme tregojnë se pas analizës së votimeve, një numër i madh votash kanë ardhur nga IP-të jashtë Maqedonisë së Veriut, kryesisht nga Kosova. Kjo tregon për një përpjekje të organizuar për të krijuar një perceptim të rremë mbi përkrahjen që Limani gëzon në Gostivar.
Manipulimi i këtij sondazhi vjen në një kohë kur kampi i Limanit po përballet me kritika për mungesën e projekteve konkrete dhe përçarje të brendshme. Pasi pa se nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga qytetarët e Gostivarit, ekipi i tij ka zgjedhur të përdorë metoda të dyshimta për të ndikuar në opinionin publik.

Ky rast hedh dyshime mbi besueshmërinë e sondazheve online, të cilat, pa masa mbrojtëse adekuate, mund të manipulohen lehtësisht për të krijuar një realitet të rremë politik.
Ndërkohë, qytetarët e Gostivarit mbeten të kujdesshëm ndaj përpjekjeve të tilla dhe kërkojnë një fushatë të ndershme, ku rezultatet të pasqyrojnë vullnetin real të votuesve lokalë./ aktPress.com

Related posts

VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DREJTORIN GJENERAL TË FONDACIONIT MAARIF

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili