AKTUALE

DREJTORI PËR DIASPORË MORI PJESË NË RIHAPJEN E XHAMISË SABËR PAS RINOVIMIT.

Drejtori i Diasporës, Mafiz ef. Rustemi, mori pjesë në përurimin solemn të rinovimit të Xhamisë Sabr në Winterthur, me ftesë të kryetarit dhe këshillit të xhamisë.

Në këtë ceremoni të rëndësishme ishin të pranishëm përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Bujanocit, si dhe një numër i madh hoxhallarësh dhe xhematlinjsh.

Drejtori Mafiz Rustemi, në fjalën e tij theksoi rolin e rëndësishëm të xhamisë në ruajtjen dhe forcimin e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në diasporë dhe në vendlindje.

Ai vlerësoi kontributin e madh që xhamia jep jo vetëm si vend adhurimi, por edhe si qendër bashkimi për komunitetin, duke edukuar brezat e rinj me vlerat e fesë dhe kulturës shqiptare.

Në fjalën e tij, ai veçoi rolin e diasporës shqiptare, duke theksuar se ajo jo vetëm që bën një punë të madhe në vendet ku jeton dhe vepron, por gjithmonë mban të gjallë lidhjen me vendlindjen, duke ndihmuar dhe përkrahur institucionet fetare Edhe b në vendëlindje.

Në fund të ceremonisë, në emër Bashkësisë Fetare Islame, në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe të gjitha institucioneve të saj, drejtori ndau një plaketë mirënjohjeje dhe falënderimi për Këshillin dhe xhematin e Xhamisë Sabr, në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e tyre

Nga ana tjetër, Këshilli i Xhamisë shprehu falënderimin e tij duke ndarë një mirënjohje për Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, duke vlerësuar përkrahjen dhe punën e saj në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit shqiptar në vendëlindje dhe në diasporë.

Related posts

Korridori 8 dhe 10D, Grubi në Analiza 24: Një projekt që kthen vendin në pikë strategjike dhe të fuqishme ekonomike

admin

Sinishtaj përkujton fitoren e madhe të Skënderbeut në Albulenë – paralajmëron shtatoren e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor në Tuz

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti realizoi takim me sekretariatin për mundësi të barabarta në BDI, Ajdari: Prioritet i yni, mbrojtja e dinjitetit të shqipëtarëve në vend

Gjyla Halili