AKTUALE

Agim Nuhiu: Bashkësia fetare islame ka statusin e personit juridik dhe ka të drejtë të organizoj arsim të mesëm

BASHKËSIA FETARE ISLAME KA STATUSIN E PERSONIT JURIDIK DHE KA TË DREJTË TË ORGANIZOJ ARSIM TË MESËM & QOFTË I LEHTË MUAJI I RAMAZANIT🙏

Shteti ekziston për të mbrojtur lirinë, barazinë dhe drejtësinë nga pushteti arbitrar. Kontrolli i shoqërisë politike mbi instutucionet publike nuk nënkupton shndërrimin e shtetit në instrument në duart e udheheqësisë politike të shtetit, që përpiqen çdo ditë në themelet e shtetit të mbjellin vyrtite që kanë tendencë majorizimi, kontrolli dhe nënshtrimi!

Barazia duhet të ruhej si kriter i drejtësisë në sferën e të së drejtës publike dhe në qasje të institucioneve publike. Pra, në çështjet të cilat i përkasin interesave të përbashkëta dhe raporteve të ndërsjella.

Nuk ka nevojë të konfrontohet asgjë, dhe as të kërcnohet asgjë. Shoqëria jonë është e ndërgjegjësuar për tërësinë e vlerave që na përkasin. Sot, të gjithë e kemi të qartë se vlerat e fragmentizuara, të copëzuara dhe të asgjësuara e bëjne identititen tonë abstrakt.

Sipas nenit 2 të Ligjit për arsimin e mesëm, arsimi i mesëm realizohet në shkollat e mesme, të cilat organizohen si shkolla të mesme publike (shkollë e mesme komunale, përkatësisht shkollë e mesme e Qytetit të Shkupit dhe shkollë e mesme shtetërore) dhe shkollë e mesme private. Sigurisht se në arsimin e mesëm realizohen planet dhe programet për gjimnaz dhe arsim profesional. Kjo është e qartë mjaftueshëm.

Po kështu është i qartë edhe Ligji për pozitën juridike të Kishës, Bashkësisë Fetare dhe Grupit religjioz. Sipas nenit 9 të këtij ligji, statusin e personit juridik e ka Kisha, Bashkësia Fetare dhe Grupi religjioz. Ata regjistrohen në Regjistrin themeltar gjyqësor, me çka fitojnë cilësinë e personit juridik.

E personat juridik, pra mund të themelojnë shkollë të mesme!

Attention me Medresen “Isa Beu”!

Kolegë të mi të fushës së drejtësisë e dijnë se parimi i sigurisë juridike, parimi i qartësisë dhe saktësisë së normave, parimi i të drejtave të fituara, etj. janë parime të pathëna shprehimisht në Kushtetutë, të cilat vlerësohen si parime të rëndësishme për të siguruar zbatimin e të drejtave dhe lirive të caktuara.

Gjykata Kushtetuese duhet të gëzojë aftësinë për t‘iu përshtatur evolucionit të vlerave, duke garantuar që vlerat e reja, të cilat ishin në vëmendje të hartuesve të Marrëveshjes së Ohrit, të marrin pa lëkundje mbrojtje kushtetuese nga ana e saj!

Në drejtësinë kushteuese bashkëjetojnë shumë vlera dhe parime, që mbahen bashkë. Gjykata Kushtetuse është para provave të mëdha!

Urime muaji i bekuar i Ramazanit, të dashur bashkë besimtar🙏

Related posts

Grenell vazhdon kritikat: Kurti solli raportet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët

Gjyla Halili

Kongresisti amerikan: Dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet

admin

Osmani takohet me përfaqësues të disa shteteve të NATO-s

admin