AKTUALE

BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për korrupsion ndaj Izet Mexhitit.
“Pas deklaratës së Kryeministrit, ku kërkoi fakte mbi akuzat për korrupsion ndaj Izet Mexhitit, ne po i përgjigjemi me një provë të pakundërshtueshme nga aleati i tij më i afërt dhe Kryetari de fakto të Kuvendit, Antonio Miloshoski.
Në një video të disa viteve më parë, Miloshoski, duke mbajtur dokumente në duar, akuzon drejtpërdrejt Mexhitin për marrjen e një provizioni prej 14% nga tenderi për Sheshin Skënderbej, që përkthehet në 450,000 euro. Ai deklaron:
“Rasti i njohur si ‘Plostad Provizija’ po trajtohet nga organet kompetente. Bëhet fjalë për 14% për Sheshin Skënderbej. Ky rast aktualisht është në proces nga organet kompetente, dhe zoti Izet Mexhiti dyshohet se ka marrë 450,000 euro nga një kompani bullgare, e cila ka transferuar 14% të tenderit në një kompani në Dibër që nuk kishte asnjë lidhje me ndërtimin e sheshit. Provizioni për Izet Mexhitin; ai ka marrë 450,000 euro, ndërsa shqiptarët, maqedonasit dhe boshnjakët në Çair nuk kanë marrë asgjë.”
Kjo deklaratë ngre pyetje serioze për Kryeministrin: A ka gënjyer Kryetari aktual i Kuvendit, apo po mbuloni këto akuza të rënda për korrupsion?
Nëse kërkoni fakte, ja ku janë, nga burimi më i afërt i qeverisë suaj” – thonë nga BDI.

Banner

Related posts

IPIS: Pas zonës 5, BDI-ja fiton zgjedhjet edhe në zonën 2 dhe zonën 6

Gjyla Halili

Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në SHBA?

admin

Sot varroset ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha

Gjyla Halili