AKTUALE

Mevmed Halili zgjidhet kryetar i ri i BDI-së në Labunisht

Banner

Në takimin e sotëm, të mbajtur nga anëtarët e BDI-së në Labunisht, u zgjodh kryesia e re dhe një kryetar i ri. Kryesia përbëhet nga intelektualë, kuadro me përvojë dhe përgjegjësi, profesionistë të përkushtuar dhe të dëshmuar.

Për kryetar, me vendim unanim, u zgjodh Mevmed Halili, një politikan i ri, anëtar dhe aktivist i shquar, i cili e nisi angazhimin e tij politik si një aktivist i përkushtuar për qytetarët e Labunishtit.

Mevmed Halili, me profesion jurist i diplomuar, ka ushtruar me përkushtim detyrën e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Strugë, duke dëshmuar aftësi, përkushtim dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave të tij.

Me këtë vendim, kryesia e BDI-së në Labunisht jo vetëm që vazhdon reformat e thella dhe vendosjen e standardeve të larta etike, por gjithashtu tregon qartë se të rinjtë e aftë dhe të dëshmuar po marrin pozicione kyçe në ndërtimin e së ardhmes politike.

Me respekt,
BDI Labunishtë

Banner

Related posts

Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

Gjyla Halili

Klubi i deputeteve kundër gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në bazë gjinore

admin

Inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve pa rroga, reagon BDI

Gjyla Halili