AKTUALE

Kërkesa e Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN: Justifikim për bojkotin që po përgatisin për zgjedhjet lokale

Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur përmes një komunikate kërkesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtë, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se BI-ja po përgatit bojkot të zgjedhjeve lokale.
Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale. Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale”, thonë mes tjerash nga VLEN.

Related posts

Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

LSDM: VMRO-DPMNE po punëson familjarë dhe partiakë në institucionet shtetërore

Gjyla Halili

Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë

Gjyla Halili