AKTUALE

Përurohet uji i pijshëm në Likovë, Arifi: Pa kryetarin Ali Ahmeti ky projekt nuk do mund të përfundohej

Pritjes së gjatë disavjeçare i erdhi fundi dhe prej sot edhe zyrtarisht, banorët e Komunës së Likovës do të kenë mundësi të pijnë ujë nga çezmat e oborreve të veta.Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi tha se kjo ditë është historike dhe do të mbahet mend gjatë.
Arifi ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin, sipas tij, sot përfundon padrejtësia shekullore që u është bërë banorëve të kësaj ane.Nga sot, banorët e komunës sonë do të kenë ujë të pastër për pije edhe atë duke filluar nga fshati Likovë, Orizar, Sllupcan, Vaksincë, Llojan, Matec, Vishticë dhe Nikushtak ndërsa për dy fshatra të tjerë jemi në proces e sipër ku mjetet janë siguruar dokumentacioni teknik është siguruar dhe do e përmbyllim një kapitull një padrejtësi shekullore për banorët e Komunës sonë. Dua të theksoj se pa kryetarin Ali Ahmeti ky projekt nuk do mund të përfundohej.

Banner

Related posts

Fronti Europia nesër në Kërçovë

Gjyla Halili

Ratkoceri: Kandidimi i Taravarit për president i ndihmoi VMRO-së dhe kandidates së tyre, VLEN e dinin që nuk do të kenë sukses…

Gjyla Halili

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia: 9 të plagosur, shoferi i autobusit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

admin