AKTUALE

Ali Ahmeti thirrje VLEN-it që ta braktisë Qeverinë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Çair ka bërë thirrje deri te koalicioni qeveritar VLEN që t’i braktisë institucionet, transmeton TV21. Kryetari i integristëve, njëkohësisht ka siguruar se pas kësaj nuk do të bëhen pjesë e pushtetit, pasi sipas Ahmetit, për BDI është e pranueshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ahmeti propozoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale.
“Si mund t’u shkojë mendja ta heqin gjuhën shqipe të larë me gjak. Turp! Të heqin përfaqësimin e drejtë. Prandaj, këta tanët që janë andej, le t’i braktisin këto institucione. Ne, nuk shkojmë. Ne, nuk pranojmë. Ne, pranojmë vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme në tetor, bashkë me ato lokale”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti i dha detyrë Bujar Osmanit:
Prandaj, shef i shtabit politik – jep detyra të rënda, të mëdha. Dua fitore nga ti”.

Banner

Related posts

A duheshte në vend të Merkos , Ejup Rustemi të shpallej “non-grata” meqë njihet si drejtor “tenederist”!

admin

Bajram Rexhepi: Gruaja është forca që i jep vendimmarrjes shpirtë dhe drejtësi

Gjyla Halili

BDI: Zhvillimi ekonomik, shtylla kryesore e platformës tonë zgjedhore

Gjyla Halili