AKTUALE

REISUL ULEMA UDHËHEQ DELEGACIONIN  E  BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË NË SAMITIN E LIGËS BOTËRORE ISLAME TË MBAJTUR NË PHNOM PENH TË KAMBOXHIAS

Sot,27 shkurt (e enjte), në kryeqytetin e Mbretërisë së Kamboxhias, Phnom Penh, nën patronazhin e Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore Islame, Sh. T. Dr. Muhammed Abdulkerim Al-Issa, dhe nën përkujdesin e kryeministrit Kamboxhian Sh. T. Hun Manet, i filloi punimet Samiti Islam me temë “Ndërveprimi Kulturorë në Shërbim të Njerëzimit”.

Në këtë samit, në të cilin marrin pjesë lider dhe udhëheqës Muslimanë nga e gjithë bota, me ftesë të Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore Islame, merr pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori për marrëdhënie me botën Arabe H. Ismet ef. Ademi si dhe drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki.

Seancën plenare të këtij samiti e hapi Kryetari i Komunitetit Musliman të Kamboxhias, njëherit zv. Kryeministër i vendit, Sh. T. Dr. Othsman Hassan, ndërsa me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtuan kryeministri i Kamboxhias, Sh. T. Hun Manet si dhe përfqësuesi i Ligës Botërore Islame, Sh. T. Dr. Muhammed El- Mexhdui.

Ky samit mbarëbotëror bashkon dijetarë, intelektualë dhe përfaqësues të ndryshëm për të diskutuar mbi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor. Në një botë të ndërlidhur, ku diversiteti kulturor është një pasuri, Islami promovon respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë si vlera universale për paqen dhe harmoninë mbarëbotërore.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së mbështet fuqishëm nisma të tilla, që forcojnë urat e komunikimit mes popujve, kulturave, civilizimeve, dhe që kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe të bashkuar.

Zyra për informim pranë BFI e RMV – së,
Kamboxhia, 27 Shkurt 2025!

Related posts

Mamuti: Me retorikë anti-shqiptare Mickoski nuk i arrin 61 deputetë vet, ndaj kërkon VLEN-in në koalicion!

Gjyla Halili

HATME NË XHAMINË E RE F. PALLÇISHT I POSHTËM

Gjyla Halili

Pendarovski nga Krusheva: As nuk kam bojkotuar, dhe as nuk do t’i bojkotoj zgjedhjet, me 8 maj do të festojmë në gjithë Maqedoninë

Gjyla Halili