AKTUALE

Ndryshohet regjimi i komunikacionit në aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë

Në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut, kumtoi LAMM.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të Bashino Sellës është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Regjim sezonal i trafikut në aksin rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, është vendosur nga data 15.11.2024 dhe rruga është mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

Related posts

Limani: Komuna e Gostivarit nuk i detyrohet asgjë deponisë Rusino

Gjyla Halili

A do i përmbushin partitë premtimet për ekonominë?

Gjyla Halili

Këshilli vendor Orizare braktis BDI-në, i bashkohen Lëvizjes Demokratike

Gjyla Halili