AKTUALE

TV21 në bodrumin e Byrosë për Metrologji, drejtori Rushani tregon se kur do të nisë përdorimi i aparatit për kontrollin e njehsorëve të energjisë elektrike

Banner

TV21 gjatë ditës së sotme vizitoi Byronë për Metrologji, ku në bodrumin e këtij institucioni po qëndron pa shfrytëzuar për 7 vjet aparati për kontrollin e njehsorëve të energjisë elektrike. Pas paralajmërimeve për vënie në funksion të të njëjtit, folëm me drejtorin Sedat Rushani, i cili bëri të ditur se procedura për furnizim publik do të nisë gjatë muajit mars.
“Tash e kemi vendosur në planin e furnizimeve publike për vitin 2025, dhe është diku e planifikuar të hapet në muajin mars si procedurë, dhe pasi të mbyllet procedura e furnizimeve publike, do të jeni të njoftuar dhe do të mundemi të fillojmë me matjen”, tha Rushani për TV21.
Rushani tha kontrollin e njehsorëve aktualisht mund ta bëjë vetëm kompania EVN, nën mbikëqyrje edhe të autoriteteve të Byrosë për Metrologji, ndërsa me vënie në funksion të këtij aparati, qytetarët do të kenë opsion të dytë për kontroll të njehsorëve.

“”Në qoftë se orëmatësi del që është në rregull, atëherë paguan ai që ka bërë kërkesë, në këtë rast qytetarët, nëse del jo i saktë, paguan EVN-ja”, thotë Rushani.
Për detaje më të sakta rreth kësaj çështje, ndiqni kronikën në lajmet e TV21.

Banner

Related posts

Të dielën zgjedhjet për komunën e Tuzit: Vota për Forumin Shqiptarë, votë për vazhdimësinë e suksesit

admin

Shënohet “Dita e Evropës” me një garë humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku”

Gjyla Halili

ALI AHMETI HOLBRUKU SHQIPTAR

Gjyla Halili