AKTUALE

Deputetja Ajdari godet Qeverinë për minimizimin e faktorit shqiptar dhe pakicave tjera

Gjatë vizitës në Amerikë, kryeministri i RMV, Mickoski, ka minimizuar numrat dhe faktorin shqiptar, këtë qasje nihiliste të kryeministrit e godet deputetja e BDI-së, Rina Ajdari.

Në situata normale politike, reagime duhej të vinin nga elementi shqiptar në qeveri, por ata kanë ngelur pa kompetenca dhe irelevant sepse nganjëherë pushteti e vesh me vel të shkëlqyeshëm edhe të panevoj, ka shkruar znj. Rina Ajdari.

Postimi i plotë i saj:

Nga vizita e Kryeministrit të vendit në Washington dy çështje duhen shqyrtuar me kujdes:
1. Statistikat që përdori atje, në lidhje me përbërjen e popullsisë së Maqedonisë së Veriut mendoj se kanë nevojë për revidim sepse të njejtat nuk korespondojnë me realitetin; dhe
2. Ai atje ishte si Kryeministër i të gjithë qytetarëve apo si kryetar i partisë së tij?

Megjithatë, po marrim mundimin t’ua rikujtojmë faktin që: roli i shqiptarëve autokton në Maqedoninë e Veriut, komunitetit të dytë shumicë dhe shtetformues, do të vazhdojë të jetë kyç në formësimin e të ardhmes së vendit, sepse integrimi i tyre politik, social dhe ekonomik mbetet thelbësor për stabilitetin e vendit dhe perspektivat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Të pranuarit e këtij fakti do të jetë vendimtar për suksesin e shtetit multietnik si një shtet evropian dhe plotësisht i integruar.

Në situata normale politike, reagime duhej të vinin nga elementi shqiptar në qeveri, por ata kanë ngelur pa kompetenca dhe irelevant sepse nganjëherë pushteti e vesh me vel të shkëlqyeshëm edhe të paaftin.

#njërealitetqënukkapërdihet

Banner

Related posts

Arbër Ademi: Qytetari di të bëjë vlerësimin se si ka qenë në kohën e Ali Ahmetit dhe si është në kohën e humbësve të dyfishtë të zgjedhjeve

Gjyla Halili

Kryetari Dehari vlerëson dy të rinjtë kërçovarë për iniciativën dhe kreativitetin e tyre

Gjyla Halili

Sërbica, mbështetëse e fortë e BDI-së – Falënderime nga Fatmir Dehari

Gjyla Halili