AKTUALE

VMRO-DPMNE: Të pavërteta pohimet për punësimin e 3.000 personave!

Banner

VMRO-DPMNE përmes komunikatës ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuzeska lidhur me akuzat për partizim masiv të administratës shtetërore.

Sipas partisë në pushtet, LSDM-ja përhap gënjeshtra dhe se pohimet për punësimin e 3.000 personave janë të pavërteta.

Sipas VMRO-DPMNE-së, është qesharake se këto press-konferencat i mban LSDM-ja e jo BDI-ja si përgjigje ndaj VLEN-it.

“Aq janë të varur nga BDI-ja që një ditë në mënyrë natyrore do ta përmbushin marrëveshjen e vjetër dhe do të bashkohen në një parti. Kjo Qeveri është e përkushtuar për cilësi, e jo për lista partiake. Panika në LSDM është e qartë, sajojnë skandale që ekzistojnë vetëm në kokat e tyre” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Për 5 muaj autoritetet kanë mbledhur 23,6 milionë euro nga pikat për pagesë në autostradë, në rritje shfrytëzimi i pajisjeve elektronike

Gjyla Halili

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha garon përballë Gjergj Hanit

admin

DASH: Kërcënimi për sulme terroriste në RMV – ”mesatarisht i lartë”

admin