AKTUALE

Deklarata e Minçevit, Osmani: VLEN u bënë objekt përqeshjeje nga partnerët e tyre, përfunduan si personazhe përrallash!

Bujar Osmani nga BDI ka reaguar ndaj VLEN-it pas deklaratave të ministrit të Administratës, Goran Minçev i cili sipas tij ka ironizuar zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, duke e quajtur “Liza në botën e çudirave”.

“Ministri i Administratës ironizoi zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave – një fyerje e hapur që tregon se sa seriozisht i merr qeveria partnerët e saj shqiptarë. Ky është niveli i respektit që ka pushteti aktual për shqiptarët: i përdorin si dekor dhe i tallin kur duan. VLEN-i premtoi ndikim dhe barazi, por realiteti është se ata nuk kanë asnjë zë dhe janë bërë objekt përqeshjeje nga vetë partnerët e tyre. Nga një premtim i madh ata përfunduan si personazhe të një përralle – të pavlerë dhe të pashpresë”, shkruan Osmani.

Banner

Related posts

Më e mirë e ëma apo e bija’ – Keisi Medini prezanton nënën e saj

admin

Memet Neziri do të jetë bartës liste i AKI-t në Zhelinë, Emir Sulejmani: Zëri i popullit do të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm

Gjyla Halili

Toshkovski i shmanget përgjegjësisë për veten, thotë se hetimet do të zgjerohen për rastin në Koçan

Gjyla Halili