AKTUALE

Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë statistikë, janë pjesë e pandashme e këtij shtetit

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti tha se, formulimet e papërshtatshme, ku përmendi 20%-shin, duhet të zëvendësohen me terme të cilat janë politikisht dhe etnikisht të pranueshëm, që sip thotë, shqiptarët në Maqedoninë e veriut nuk janë statistikë, por pjesë e pandashme e shtetit.

“Kushtetuta duhet të prodhojë zgjidhje, jo të krijojë probleme apo frustracione. Qëllimi ynë është forcimi i themeleve të shtetit përmes një kushtetute gjithëpërfshirëse e cila ofron qartësi dhe drejtësi. Formulime të papërshtatshme si 20% i popullsisë, duhet të zëvendësohen me terme politikisht dhe etnikisht të pranueshëm, pra, kuotat nuk mund të jenë zëvendësim për gjuhën amtare dhe kjo sidomos për shqiptarët është e vërtetë, të cilët nuk janë thjesht një përqindje, ata janë një realitet. Shqiptarët nuk janë statistikë, ata janë pjesë e pandashme e këtij shteti”, tha Izet Mexhiti.

Related posts

Nga mbledhja e 9-të e Qeverisë

Gjyla Halili

Imazhi i Rita Orës me flamurin e Kosovës qëndron në krye të koreografisë së përgatitur nga “Dardanët”

admin

Deklarata e Minçevit, Osmani: VLEN u bënë objekt përqeshjeje nga partnerët e tyre, përfunduan si personazhe përrallash!

Gjyla Halili