AKTUALE

VLEN: Kreshnik Bekteshi e tha troç, Artan Grubi drejton BDI-në!

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po dalin në shesh të vërtetat për BDI-në! Kreshnik Bekteshi e tha troç: Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i kësaj partie! A po bëjnë veting me një të arratisur? A është ende Grubi kumbar i korrupsionit që drejton BDI-në nga bunkerët e hajnisë?!
BDI nuk reformohet dot, sepse është vetë problemi! Si mund të ketë ndryshim në një parti ku Artan Grubi, Ramiz Merko, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe gjithë tufa e tyre janë simbol i korrupsionit? Piskamat e tyre për “deshqiptarizim” s’kanë të bëjnë me shqiptarët, por me frikën nga humbja e privilegjeve dhe përballja me drejtësinë!
Këta një herë premtuan veting dhe ia lanë në dorë Artan Grubit – si përfundoi? U mbyll pa asnjë fryt! Shqiptarët e kanë kuptuar: BDI nuk reformohet!
Shqiptarët e zakonshëm i linin me kontrata, kurse familjarët e BDI-së i punësonin me rroga të majme. Kjo është “reforma” e tyre!
Nuk ka “deshqiptarizim” të institucioneve por ka shpërfaqje të familjrazirimit të institucioneve nga BDI-së, që i shndërruan ato në pashallëqe familjare!
Koha e tyre ka mbaruar!

Banner

Related posts

Petrovska: Ditët e hapura janë mënyrë për t’u treguar qytetarëve se si investojmë në sigurinë e tyre

Gjyla Halili

Remzi Abdullahi: Deri më 30 qershor afati për dorëzimin e aplikacioneve për ekonomitë buqësore

admin

Ramadani: Mjaft u fotografuat, qytetarët kërkojnë punë për të cilën na kanë votuar në zgjedhje!

admin