AKTUALE

ASH: Qeveria VREDI – DPMNE luan edhe me ndjenjat fetare, me ndihmën e vasalëve uzurpojnë vakëfin e BFI-së

Nga ASH-ja e Ziadin Selës kanë akuzuar Vlen dhe Vmro se po luajnë me ndjenjat fetare duke uzurpuar vakëfin e BFI-së.

“Qeveria VREDI-DPMNE luan edhe me ndjenjat fetare, me ndihmën e vasalëve uzurpojnë vakëfin e BFI-së

Qeveria jolegjitime VREDI-DPMNE përveç kauzës kombëtare ka filluar të godet edhe ndjenjat fetare të shqiptarëve dhe muslimanëve në vend.

Pasi ndërtuan kryqin gjigand në Kodrën e Diellit, xhaminë në Prilep e kthyen në muze kishtare, tani u janë vërsulur pronave të Bashkësisë Fetare Islame për ti uzurpuar njëjtë si në kohën e mbretërisë SKS dhe ish Jugosllavisë.

Ky uzurpim po bëhet edhe me asistencën në heshtje të Avokatit të Shtetit, kuadër i emruar nga vasalët shqiptarë të VREDI-t. Pronat e vakëfit të BFI-së janë të vlefshme dhe të shenjta jo vetëm për këtë institucion, por edhe për të gjithë besimtarët musliman.
Këto veprime provokojnë rëndë ndjenjat kombëtare dhe fetare dhe shqiptarëve dhe muslimanëve, cënojnë kohezionin ndëretnik dhe ndërfetar dhe njëkohësisht shpërfaqin hipokrizinë e partive shqiptare në pushtetin monoetik, të cilët në opozitë paraqiteshin herë si patriotë e herë si besimtarë, duke keqpërdorur të dy kauzat për të ardhur në pushtet.

Loja me ndjenjat etnike dhe fetare është e rrezikshme, andaj ftojmë Qeverinë jolegjitime që t’i ndërpresin sa më shpejtë dhe t’i rikthehen dialogut dhe stabilitetit të vendit” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Gruaja është forca që i jep vendimmarrjes shpirtë dhe drejtësi

Gjyla Halili

Pendarovski nuk dorëzohet – Osmani fton Taravarin ta pranojë humbjen!

Gjyla Halili

Ahmeti: Kush prek gjuhën shqipe, prek themelin e shtetit

Gjyla Halili