AKTUALEKOSOVË

Nënshkruhet marrëveshja për skemën e granteve për dixhitalizim, përfitojnë 29 biznese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruar sot marrëveshjen për skemën e granteve për dixhitalizim, raporton Ekonomia Online.

Kjo marrëveshje bashkëfinancimi është në fazën e dytë ku përfituese janë 29 biznese, ndërsa vlera e kësaj faze është rreth 100 mijë euro.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se qëllim kryesor është krijimi i një kulture të re të digjitalizimit, teksa e sheh edhe si fuqizim të ekonomisë vendëse.

“Thirrja e granteve për digjitalizim është shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në krijimin e një kulture të re të digjitalizimit që do të fuqizojë ekonominë dhe do të hap dyert e konkurrueshmërisë më të madhe për bizneset tona për të integruar në tregun ndërkombëtar. Falë kësaj skeme, bizneset do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime të avancuara në fushën marketing digjital, tregti elektronike dhe platforma të shitjeve online, e të tjera. Ky projekt është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe partnerëve tanë ndërkombëtar. Bashkëpunimi me Austrinë, dëshmon se partneritet strategjike do të sjellin ndryshime konkrete dhe të prekshme në ekonominë e vendit tonë”, u shpreh ajo, teksa Austrinë e sheh si partner kryesor për zhvillimin e sektorit privat.

Related posts

“𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢: 𝟓 𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬 – 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐚𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦!”

Gjyla Halili

Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publik

Gjyla Halili

Izet Mexhiti me porosi për BDI-në: U djeg loja!

Gjyla Halili