AKTUALE

U MBAJTË MBLEDHJA E RREGULLTË E KUVENDIT TË BFI E RMV – TEJKALOHEN  TË ARRITURAT E VITIT 2023

Banner

Sot më 18.02.2025 u mbajtë mbledhja e rregullt e Kuvendit të BFI e RMV në udhëheqjen e Kryetarit Z. Nesip Demirit. Në këtë mbledhje mori pjesë Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ku u analizuan aktivitetet e muftinive të BFI dhe Rijasetit të BFI e RMV dhe u miratua plani financiar i vitit 2025 i Muftinive dhe Rijasetit të BFI e RMV.
Reisul Ulema gjërësisht në fjalimin tij informoi edhe me shkrim edhe gojarisht shpjegoi të gjitha të ariturat gjatë vitit 2024.
Pas një diskutimi të gjërë dhe sugjerimeve nga antarët e Kuvendit njëzëri miratuan propizimet e Myftinive dhe Rijasetit.
Pas kesaj pike të Rendit të ditës u propozua Plani financiar për vitin 2025 i Myftinive dhe i Rijasetit të BFI e RMV dhe pas nji diskutimit konstruktiv njëzëri u miratua plani financiar.
Kuvendi në krye me Kryetarit i dhan përkrahje të paluhatshme Reisul Ulemasë dhe Rijasetit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me BFI e RMV, në veçanit në mbrojtjen dhe paprekshmërinë e pronës – vakufit të BFI.

Banner

Related posts

TDP demanton shpifjet e opozitës: Jemi me Frontin Europian, më 8 maj e merrni përgjigjen për gënjeshtrat që i shpikni!

Gjyla Halili

Bojkoti i Grubit për presidentin, Xhaferi: Nuk ishte vendim i ‘FE’, as i partisë!

Gjyla Halili

Taravari uron fitoren e Friedrich Merz dhe CDU-CSU: Një fitore e mrekullueshme për një Evropë më të fortë!

Gjyla Halili