AKTUALE

Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se nën qeverisjen e VLEN-it shqiptarët nuk avansuan asnjë të drejtë, por përkundrazi u shkurtuan të drejtat që i kishin.

“Asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua me këtë qeverisje, përkundrazi na u shkurtuan të drejtat. U largua balancuesi, u kontestua ligji për Gjuhën Shqipe dhe po të ishte për VLEN-in do ishte kry moti ajo punë, por Fronti reagoi dhe u parandalua ai vendim nga Gjykata Kushtetuese. Sot administratorët shqiptarë nuk ndihen të lirë siç ishin dikur, sot prindërit shqiptarë a ndihen të sigurtë në klinikat e Shkupit? Natyrisht se jo, sepse ka ndodh ndryshim për të keq në këtë qeverisje”, tha Sela.

Sela shtoi se VLEN nëse ka konstatuar lëshime në ligjet që i shfuqizuan, duhej t’i korrigjonin, e jo të shfuqizonin ligje pa asnjë zgjidhje konkrete. /tvklan.mk

Banner

Related posts

“Keqpkuptimet me faturat e mbeturinave”, Kasami nesër pret në takim qytetarët!

Gjyla Halili

269 ​​sanksione për shpejtësi në territorin e Maqedonisë së Veriut

admin

Interpelancat kundër Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit dhe Isenit pa mbështetje të mjaftueshme, qëndrimet për Dautin teksa do të bëhen të ditur

Gjyla Halili