AKTUALE

Urimet e Reisul Ulemasë për pavarësinë e Kosovës

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dërgoi letër urimi Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, Ekselencës së tij z. Florian Qehaja. Në këtë letër thuhet:
“I nderuar Ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup, z. Florian Qehaja,
Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame dëshiroj t’ju shpreh urimet më të sinqerta dhe të përzemërta për këtë ngjarje të madhe dhe historike për popullin e Kosovës.
Pavarësia e Kosovës është një arritje e jashtëzakonshme dhe simbol i qëndresës, sakrificës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për liri dhe drejtësi. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar në promovimin e vlerave dhe interesave të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë ditë të rëndësishme, uroj që Kosova të vazhdojë rrugën e saj drejt stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian dhe ndërkombëtar. Juve dhe gjithë popullit të Kosovës, ju dëshiroj suksese të reja dhe një të ardhme të ndritur dhe të begatë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai”
Poashtu nga Kabineti i Reisul Ulemasë bëjnë me dije se letra urimi i janë dërguar edhe Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryemuftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës Kryemyftiut Naim ef. Tërnava.

Related posts

Blerim Bexheti në iftar me forumin rinorë islam dega Shkup

Gjyla Halili

Zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë/ Votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj, çfarë premtuan partitë?

Gjyla Halili

BDI: Mickoski zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon

Gjyla Halili