AKTUALE

Nënkryetari Camaj uron ditën e Pavarsisë së Kosovës

Banner

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikolla Camaj, ka uruar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës – Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe qytetarët e Kosovës:

„Kjo datë e rëndësishme simbolizon aspiratën për liri, zhvillim demokratik dhe forcimin e institucioneve që janë themeli i stabilitetit dhe përparimit të shtetit tuaj.

Mali i Zi dhe Kosova ndajnë lidhje të thella historike dhe kulturore, dhe gjatë viteve kemi ndërtuar një partneritet të fortë të bazuar në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin e mirë fqinjësor dhe vizionin e përbashkët për një të ardhme evropiane. Në kuadër të ndërtimit dhe avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Malit të Zi, ne shqiptarët kemi dhënë një kontribut të paçmueshëm në afirmimin e këtyre marrëdhënieve, përmes përkushtimit të vazhdueshëm për mirëkuptim të ndërsjellë, forcimin e bashkëpunimit, si dhe promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe stabilitetit rajonal.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik si për Kosovën ashtu edhe për Malin e Zi dhe është obligim i të gjithëve që të mbështesim njëri-tjetrin në këtë rrugëtim.
Besoj se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e miqësisë dhe mbështetjes reciproke, me qëllim forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.
Ne mbështesim fuqishëm të gjitha iniciativat që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor midis vendeve tona, të bindur se me përpjekje të përbashkëta mund të përmirësojmë edhe më tej cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të krijojmë ura edhe më të forta miqësie.”

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj me rastin e ngritjes së flamurit kombëtarë në City of Southfield Michigan, për nder të 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës: Duke respektuar të kaluarën, ne ndërtojmë të ardhme të sigurt dhe të ndritshme.

Gjyla Halili

Nora Junçaj: ” Rinia është shtyllë e shoqërisë, sa më shum angazhim i rinisë vlerë për komunitetin shqiptarë në diasporë”

Gjyla Halili

ESHR: Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë

Gjyla Halili