AKTUALE

Lëvizja Demokratike vazhdon fuqizimin! Në Saraj, referendum për ndryshim!

Lëvizja Demokratike po forcohet çdo ditë dhe sot shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në këtë rrugëtim – themelimin e Degës së Sarajit, një vatër e re e përkushtimit dhe vizionit për ndryshim.

Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike.

Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.

Saraji është dëshmi e kësaj rritjeje! Me këtë strukturim, bëhet e qartë se Lëvizja Demokratike po ndërton një alternativë të fuqishme, gati për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Banner

Related posts

Bekim Neziri: KV“6 NËNTORI” fuqishëm i qëndron pas kandidaturës së Bujar Osmanit dhe vizionit të Ali Ahmetit!

Gjyla Halili

LSDM: Shefi i sigurimit të Mickoskit rrah policët

Gjyla Halili

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Maqedonia në vendin e 40-të

Gjyla Halili