AKTUALE

DUA HIFZI NË MUFTININË E BFI – TETOVË

Sot, 15 shkurt (e shtunë) në fshatin Strimnicë të Tetovës u bë promovimi i hafizes më të re të këtij qyteti dhe të parës nga gjinia femërore të këtij fshati, Hafize Semra Alili.

Me prezencën e tyre, këtë manifestim e nderoi, përfaqësuesi i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili gjindet në nismën e Qendres Islame nê Fraiburg të Ghermanisë, shefi i kabinetit, Doc. Dr. Abdulkerim ef. Iseni i shoqëruar nga drejtorët e Rijaset, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me bashkëpuntorë, drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam ef. Islami i shoqëruar nga kolegët e tij, myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, koordinatori i Medresesë “Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, Dr. Beqir ef. Memeti, drejtori i institutit të hifzit në Sarajevë “Śkola Kurana Ćasnog”, Xhemal Muslih, Imami i njohur nga Republika e Türkiye-së, Hfz. Halit Törün, profesorë dhe hoxhallarë të Tetovës me rrethinë, si dhe mysafirë dhe familjarë të hafizes.

Drejtori i Medresesë Dr. Islam ef. Islami uroi hafizen për suksesin e treguar duke e lutur Allahun Fuqiplotë ti jep suksese në vazhdimësi, ndërsa Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili në fjalën e tij uroi hafizen dhe familjen e saj, si dhe muhafizin për këtë sukses të madh si dhe ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve.

Ndërsa fjala e rastit i takoi përfaqësuesit të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Dr. Abdulkerim Iseni, i cili në fjalën e tij, foli mbi ruajtjen e Kur’anit duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e hafizëve në shërbim të kësaj detyre. Mes tjerash ai theksoi se Hafizeja Semra Alili na e solli atmosferën dhe përjetimin shpirtëror të Ramazanit shum më herët. Ai në emër të Reisul Ulemasë, uroi hafizen, muhafizin dhe familjen për sakrificat dhe mundin e dhënë në aritjen e një rezultati të këtillë.

Duanë e hifzit e bëri referenti i arsimit pranë Muftinisë së BFI – Tetovë, Idriz ef. Idrizi, ndërsa programin e udhëhoqi sekretari i myftinisë së Tetovës, Semir ef. Fazliji.

Në fund të programit, Përfaqësuesi i Reisul Ulemasë, Dr. Abdulkerim Iseni dhe Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili Hafizes së re i dhuruan çertifikatën e hifzit.

Muhafidhit dhe hafizes së re nga ana e Rijasetit iu dhurua nga një hedije, ndërsa nga Myftinia e Tetovës, hafizes Semra iu dhurua një laptop, ndërsa muhafizit një mirënjohje. Dhuratë hafizeja pranoi edhe nga drejtori i Medresesë Isa Beu, si dhe këshilli i xhamisë dhe Instituti “Śkola Kur’ana Ćasnog” shpërndanë dhuratat e tyre.

Mirënjohje për muhafidhin, Abdurahman ef. Asllani për punën dhe sakrificën.

All-llahu ju bekoftë!

Related posts

Aksident i rëndë në afërsi të Konviktit Studentor “Kuzman Josifovski – Pitu”

Gjyla Halili

Hasim Memishi-Sopi emërohet drejtor në Teatrin e Tetovës

Gjyla Halili

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a; Rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar

admin