AKTUALE

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ SHEIKH LABIB AL-NAHHAS, DREJTOR EKZEKUTIV  I ÇMIMIT SHEIKH AHMED PËR PËRKTHIM DHE MIRËKUPTIM NDËRKOMBËTAR DHE ANËTARIN E BORDIT PROF. DR. HALIT EREN

Banner

Sot, 07 shkurt (e xhuma), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga sekretari gjeneral, shefi i kabinetit, dekani dhe prodekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, drejtorët e sektorëve të Rijasetit, priti në kabinetin e tij, Sheikh Labib Al-Nahhas, drejtor ekzekutiv i çmimit Sheikh Ahmed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar dhe anëtarin e bordit të këtij çmimi, Prof. Dr. Halit Eren.

Fillimisht, Reisul Ulema e falenderoi delegacionin për vizitën, duke ju dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë dhe më pas, i njoftoi mbi rolin, angazhimin dhe aktivitetin e gjërë të cilin e kryen Bashkësia Fetare Islame në vendin tonë, si institucioni më i lartë fetarë në vend.

Gjatë diskutimit, Reisul Ulema h. Hfz. Shaqir ef. Fetai i njoftoi edhe mbi projekte të ndryshme të cilat i ka në planprogram për ti realizuar Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, të cilat kanë si pikësynim përmirësimin dhe avancimin e cilësisë së jetës fetare në përgjithësi dhe të institucioneve edukativo arsimore në veçanti.

Në këtë takim, theks të veçantë i’u kushtua forcimit të raporteve mes dy institucioneve, duke u dakorduar për bashkëpunim më të thelluar mbi projekte të cilat kanë të bëjnë me natyrën e përkthimit të literaturës Islame dhe veprave tjera të kulturës dhe qytetërimit ballkanik, e cila do të shërbejë si urë lidhëse për njohjen e ndërsjellë të shoqërive Islame të vendeve të ndryshme.

Në fund, në shenjë mirënjohjeje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mysafirëve i’u dhuroi nga një plaketë dhe letërnjoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, dhe anasjelltas, delegacioni në fjalë, në shenjë falenderimi për mikpritjen, Reisul Ulemanë e nderuan me një dhurartë shum të çmuar dhe të veçantë.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Emir Sulejmani premton shpërblim prej 30.000 denarësh për të diplomuarit në drejtimet deficitare

Gjyla Halili

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata

Gjyla Halili

Qeveria vendosi: Ndalohen kazinotë dhe lojërat e fatit pranë shkollave fillore dhe të mesme

admin