AKTUALE

Janev: Jemi në koordinim me INTERPOLIN, kemi disa informacione

Lirisht mund të them pesë-gjashtë orë pas paralajmërimit për bombën e parë në shkollë, siguria është stabile tha Aleksander Janev shef i Byros per Sigurinë Publike.

Janev theksoi se ka informacione por nuk do të japen detaje që të mos dëmtohen hetimet.
“Nuk ka nevojë për panik, qytetarët, prindërit dhe mësimdhënësit duhet të jenë të qetë, bëhet fjalë për paraljmërime të rreme për bomba. Cili është qëllimi po hulumtohet dhe jemi në koordinim me partnerët tanë nga INTERPOL dhe EUROPOL. Kemi disa gjurmë, po komunikojmë edhe me kolegët tanë kroat dhe hungarë të cilët disa ditë më parë u ballafaquan me një situatë të tillë”, tha Janev.

Janev shtoi se MPB ka reaguar në kohë dhe sipas protokollit të duhur në shkolla, pa shkaktuar panik.

Banner

Related posts

Bexheti – Mickoskit: Kërkoju falje shqiptarëve për sjelljen arrogante, mos mendoni se ju frikësohet dikush

Gjyla Halili

Nicholas Sinishtaj: Përçarja e shqiptarëve i shërben vetëm kundërshtarëve të Malësisë

Gjyla Halili

Osmani pranoi kopjet kredenciale të ambasadorit azer, Kasijev

admin