AKTUALE

Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri

Banner

Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, vazhdon të mbetet i bllokuar pasi deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian, për momentin nuk kanë ndërmend të propozojnë emër të ri për kryetar komisioni, edhe pse kjo zyrtarisht u është kërkuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Blerim Bexheti, thotë se askush nuk mund t’i detyrojë dhe t’u tregojë se çfarë të bëjnë.

“Nën diktat është vështirë që të na detyrojnë se si do të veprojmë. Z.Gashi nuk ka shpërndarë rregullore për deputetët apo të del njohës i mirë. Ai mirë është që të udhëheqë Kuvendin e jo kryetar joformal të jetë koordinatori i VMRO-DPMNE-së.Kështu që nuk propozoni kandidat të ri? Mendoj që u përgjigja, nën diktat të kësaj shumice parlamentare dhe marionetës, kryetarit formal Afrim Gashi në Kuvend, ne nuk mund të vazhdojmë të veprojmë”, deklaroi Blerim Bexheti – Fronti Evropian.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi para pak ditësh bëri të ditur se nuk do të lejojë që të bllokohet puna e komisionit, ndërsa për ligje që do të vijnë për shqyrtim, nëse është nevoja do të caktojë deputet tjetër për të udhëhequr me komisionin. Gashi shpreson që do të arrihet marrëveshje mes partive parlamentare, edhe pse ky komision i takon Frontit Evropian. Nga koalicioni VLEN, dorëheqjen e Dautit e cilësuan si të gabuar duke thënë se tani i lanë vetë në luftën kundër branitellave. VLEN-i nuk mbështeti interpelancën ndaj Ilire Dautit duke votuar kundër. Pikërisht ligji për branitellat ishte arsyeja kryesore që solli deri te interpelanca dhe dorëheqja e Dautit, pasi e njëjta për disa herë me radhë refuzonte ta vendosë në rend dite propozim ligjin e LSDM-së. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Arber Ademi i reagon VMRO-së dhe puthadorësve shqiptar: Mjaft me shpifje e sulme të pabaza

admin

Liderët e VLEN-it, Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi arinë në qeveri pas pak takimi me Mickovskin

Gjyla Halili

Deri më tani në KSHZ janë dërguar 1300 aplikacione elektronike nga diaspora për votim në zgjedhje

Gjyla Halili