AKTUALE

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Banner

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të merr pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së revolucionarit të madh maqedonas, Goce Dellçev, informojnë nga kabineti i saj.

Është paraparë që presidentja Siljanovska-Davkova, me atë rast të vendos lule mbi varrin e tij në oborrin e kishës “Shën Spasi” në Shkup.

Pastaj Siljanovska-Davkova do të vizitojë Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, ku do të vendosë lule të freskëta para përmendores së Goce Dellçevit, që ndodhet para rektoratit të Universitetit në Novosellë dhe do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas.

Është paraparë edhe takim me rektorin e universitetit, prof. dr. Dejan Mirakovski, në të cilin do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, deputetë, dekanë nga administrata e rektorit dhe përfaqësues nga Kuvendi i Studentëve të Universitetit.

Në kuadër të vizitës në Shtip, presidentja Siljanovska-Davkova do të vizitojë Muzeun e veprimtarëve të VMRO-së nga Shtipi dhe rrethina e Shtipit.

Banner

Related posts

Zejdi nga Çairi: Tash ka filluar revolucioni i Aleancës Kombëtare për Integrim!

Gjyla Halili

Valdet Xhaferi: Gostivari padrejtësisht sakatohet nga qeveria monoetnike Vmro-Len

Gjyla Halili

Doganieri lëshoi pa kontroll kalimin e automjetit, që kishte mall në vlerë mbi 11 mijë euro Lajmi në koment

Gjyla Halili