AKTUALE

Besiana Mehmedi i dedikon koncert Homazh Heroinës Ylfete Humolli

Besiana Mehmedi, të shtunën ka patur një performancë fantastike që kemi patur mundësi ta ndjekim live përmes Televizionit të Kosovës ku ka patur një paraqitje tejet dinjitoze në moderim dhe interpretim!
Koncerti nisi me monologun “35 vjet pa Ylfeten” shkruar nga Besiana mbi bazë të rrëfimeve të vërteta të familjarëve e cila ishte e gërshtuar me muzikë dhe balet nga koreografja Sabrie Spahiu! Pas kësaj pike tepër emocionale u intepretuan Himni i Kosovës e Shqipërisë dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurës së heroinës e cila edhe pas 35 vitesh mbahet mend si viktima ndërkombëtare që preku thellë ndërgjegjen e njerëzimit!
Besiana Mehmedi ka shkëlqyer në këngën dedikuar Ylfete Humollit dhe në këngën dedikuar të gjithë heronjëve të kombit dhe UÇK- së që zgjoi ovacione dhe duartrokitje të pandalshme në Teatrin e Podujevës! Gjatë moderimit u vu në pah ndikimi i Ylfetes në çështjen shqiptare posaqërisht shkrimet në “Washington post” kur Dejvif Bajnder kishte shkruar “Kur viktima të ngushëllon” pas bisedave me babën Isë i cili me krenari fliste për Ylfeten dhe gadishmërinë e tij që të falë gjithçka Kosovës siç edhe ndodhi që në vitin 1999 të bie dëshmor djali Mentori në betejën e Koshares.
Ishte dinjitoze paraqitja e profesoreshës nga Tirana Rudina Ciko e cila shkëlqeu në ekzekutimin e veprës së “Qirinjë në erë” ku së bashku me Besiana Mehmedin sollën një moment historik kur në Departamentin amerikan ishin paraqitur dëshmitë për vrasjen e Ylfetit e cila tronditi tërë Kosovën!
Në koncertin homazh morën pjesë edhe sopranoja e njohur Adelina Paloja e cila përveç pikave solistike i është bashkangjitur në këtë rrugëtim artistes Besiana Mehmedi në duetet “Vendi im”, “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Valsi i lumturisë” si dëshirë e Ylfetes dhe gjithë dëshmorëve që përjetësisht jeta të lulëzojë dhe Kosova të gëzojë vetëm pranvera!
Programin e përcolli në piano Alba Muçoli, nfërkaq një kontribut të madh në realizimin e koncertit e dha maestro Zhani Ciko që ishte prezemt dhe u prit me nderimet më të larta në Podujevë duke u ngritur e tërë salla në këmbë si përkulje për kontributin e tij në kulturën shqiptare dhe në këtë koncert homazh!
Në emër të familjes- Vlora Humolli e cila është edhe drejtoreshë në Komunën e Podujevës i falenderoi të pranishmit që ishin prezent dhe e mbajnë gjallë kujtimin për të! Ajo ftoi në skenë udhëheqësin artistik të kësaj ngjarje Shkodran Tolaj i cili në një kohë rekord ka bërë një punë të jashtëzakonshme e të nivelit të lartë artistik që e meriton Ylfetja dhe çdo dëshmor i lirisë!

Related posts

Ndahen Xhensila dhe Besi

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes Lindita Ahmeti

Gjyla Halili

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

Gjyla Halili