AKTUALE

Mundësia për rritjen e pagës minimale në fokus të takimit të sotëm të Këshillit Ekonomiko-Social

Kryeministri Kristian Mickoski të enjten deklaroi se paga minimale do të jetë ajo që do të bien dakord punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Lartësia e pagës minimale do të jetë në fokus të takimit të sotëm të Këshillit Ekonomiko-Social.

Sipas njoftimeve, në këtë seancë do të shqyrtohen mundësitë për rritjen e pagës minimale, një kërkesë që e kanë paraqitur sindikatat, të cilat shohin një nevojë reale për rritjen e pagës minimale.

Në një tryezë të përbashkët do të ulen punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria për të biseduar mbi rritjen e pagës minimale, e cila aktualisht është 22,567 denarë.

Kryeministri Kristian Mickoski të enjten, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se paga minimale do të jetë ajo që do të bien dakord punëdhënësit dhe punëmarrësit.

„Çdo zgjidhje që ata do ta mbështesin, ne do ta pranojmë dhe këtu nuk ka asnjë dyshim. Shpresoj se punëdhënësit dhe punëmarrësit do të arrijnë një marrëveshje që ne do ta mbështesim“, tha kryeministri në përgjigje të një pyetjeje të deputetit të enjten.

• Mickoski: Paga minimale do të jetë ajo që do të bien dakord punëdhënësit dhe punëmarrësit
Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet në 450 euro, ndërsa disa pjesë të sektorit të biznesit shprehen se do ta mbështesin këtë propozim, por në atë rast do të ulen kontributet.

Banner

Related posts

Në foltoren kryesore të Samitit të Sigurisë Kibernetike në Paris: Dukaj porositi se qëndrueshmëria kibernetike e Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë evropiane

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

BDI nuk mund të pajtohet me faktin se Izet Mexhiti për 6 muaj qeverisje po realizon projekte të cilat ata për 22 vite as që i kanë paramenduar

Gjyla Halili