NJOFTIM PUBLIK
1 Shkurt 2025
Të nderuar bashkë-kombas shqiptarë në Michigan, në Diasporë dhe në Shqipëri.
Ne, një grup anëtarësh dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konservatorë, intelektualë, specialistë dhe aktivistë të djathtë të komunitetit shqiptar në Michigan, të thirrur nga vetëdija jonë kombëtare dhe obligimi ynë për t’i shërbyer atdheut tonë në nevojë me ndershmërinë, vullnetin, pasionin dhe idealizmin tonë të mbruajtur tashmë me vlerat e lirisë dhe demokracisë Amerikane, u mblodhëm sot me 1 Shkurt 2025 dhe vendosëm krijimin e një bashkimi vullnetar nën emrin:
“Kualicioni i Fitores të Partisë Demokratike 2025”.
Ky Kualicion është një grupim politik i përkohshëm që do të menaxhojë fushatën elektorale të Partisë Demokrtike dhe forcave aleate në Michigan dhe rajon.
Qëllimi i këtij organizmi shoqëror është të menaxhojë, organizojë dhe kanalizojë të gjitha energjitë dhe potencialet, njerëzore, intelektuale, financiare dhe mediatike në Diasporë, në funksion të fitores të Partisë Demokratikë të Shqipërisë dhe të rotacionit politik.
Mendimi ynë i përbashkët është se, Shqipëria po shkon në drejtim të kundërt me vlerat demokratike Euro-përendimore dhe amerikane. Shpopullimi biblik i Shqipërisë, rënia drasike e nivelit të jetësës, rritja e frikshme e korrupsionit qeveritar dhe të administratës, manipulimi konstant i proceseve dhe rezultateve zgjedhore, rritja e kriminalitetit dhe pasigurisë së qytetarëve, kanabizimi dhe puna fiktive, denigrimi i sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë në shërbim të partisë-shtet, janë këto pasojat e një pushteti të dështuar dhe të stërgjatur të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama.
Ne mendojmë se shqiptarët meritojnë më shumë paqe, drejtësi, liri dhe demokraci, çmimin e të cilave ata e kanë paguar me gjak.
Nëpërmjet kësaj levizjeje vullnetare, ne synojmë që të ngjallim ndjenjat dhe reagimin qytetar nëpërmjet një fushate masive dhe të qytetëruar në përngjasim me fushatën e Partisë Republikane Amerikane, duke përfshirë asistencë në person në regjistrimin e votuesve, konsulencë virtuale për këdo pa dallim partiak në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe procesin e regjistrimit online, takime elektorale, identifikimin dhe orientimin e votuesve të pavendosur etj. Ne synojmë ndalimin me çdo çmim të një mandati të katërt diktatorial socialist. Ne mendojmë se, rotacioni politik periodik është i domosdoshëm sipas modelit amerikan me jo më shumë se dy mandate qeverisje radhazi, i cili aplikohet që nga viti 1951, si rruga më e mirë për një demokraci funksionale dhe qarkullim të elitave.
Mbas diskutimeve dhe debateve konstruktive, Kualicioni i Fitores të Partisë Demokratike 2025, zgjodhi grupin e punws dhe strukturat drejtuese, si më poshtë:
• Bashkë-drejtues të Kualicionit u zgjodhën:
Prof. Eduard Aliko
Z. Valentin Lumaj
Kol. Dritan Demiraj
Prof. Jonia Tamburi
Secili drejtues mbikqyr një zonë të caktuar në Miçigan.
• Anëtarë të Bordit drejtues u zgjodhën:
1. Kol. Dritan Demiraj
2. Prof. Eduard Aliko
3. Prof. Jonia Tamburi
4. Z. Valentin Lumaj
5. Z. Endri Doka
6. Z. Adi Dodaj
7. Z. Luigj Gjokaj
8. Z. Arben Cara
9. Z. Mark Sallaku
• Kordinatorë të medias dhe propagandës u zgjodhën:
1. Prof. Arti Tamburi
2. Kol. Dritan Demiraj
Sekretar i Kualicionit u zgjodh:
Z. Luigj Gjokaj
• Kordinatorë të komunikimit më Partinë Demokratike i zgjodhën:
1. Z. Valentin Lumaj
2. Prof. Eduard Aliko
Kualicionit të fitores shpresojmë që ti bashkohen demokratë, antikomunistë, konservatorë dhe çdo grupim apo individ që mendon se Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë dhënë maksimumin e tyre dhe është koha për ndryshim rrënjësor politik.
Me respekt dhe përgjegjësi qytetare, Komisioni Nismëtar:
1. Gjergj Tinaj
2. Nikoll Hysaj
3. Nikoll Qafa
4. Mark Sallaku
5. Prof. Eduard Aliko
6. Kol. Dritan Demiraj
7. Rush Dragu
8. Luigj Gjokaj
9. Petrit Melakuqi
10. Prof. Arti Tamburi
11. Prof. Jonia Tamburi
12. Arben Cara PhD
13. Luvigj Stërbyçi
14. Mark Deda
15. Pjetër Jaku
16. Paulin Gjonaj
17. Luigj Nilaj
18. Adi Doda
19. Indrit Doku
20.Kastrot Melakuqi
21. Valentin Lumaj